Sëmundjet e rralla kanë marrë hov?! Në Strugë dhe Ohër 110 fëmijë me diagnoza të rralla

Një fëmijë në Ohër është diagnostikuar me sindromin “EVAN”, që është thuajse i panjohur në vendin tonë. Ky është një ndër rastet e regjistruara të fëmijëve me sëmundje të rralla. Mjekët tregojnë se vetëm në rajonin e Strugës dhe Ohrit janë të evidentuar 110 diagnoza të rralla. Për t’i zbuluar në kohë sëmundjet e rralla, bëhet një skrinig për të porsalindurit. Mjekët në Ohër thonë se vitin e kaluar në ambulancën neurologjike nga 960 pacientë, 4 janë diagnostikuar me sëmundje të rralla. Problemi më i madh për sëmundjet e rralla është se edhe pasi zbulohen, shumica prej tyre nuk trajtohen në vend ose familjet nuk kanë mundësi në marrjen e terapisë se duhur, pasi 90% e ilaçeve për sëmundjet e rralla nuk gjenden në vendin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *