Sela: Nuk e di se çfarë po ndodh me Xhaferin!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur për zhvillimet e mbrëmshme në Kuvend, ka deklaruar, se nuk e di se çfarë po ndodh me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe as në Kuvend.

“Nuk e di se çfarë po ndodh me kryetarin e Kuvendit. Nuk e di dhe askush nuk ka përgjigje rreth sjelljes së tij. Të thërrasësh seancë në 6:12 dhe të mos e kesh parasysh, se sërish është Ramazan, ka deputetë që agjërojnë, kurse në 7:20 është iftari, kurse ata deputetë tërë ditën nuk kanë konsumuar as ujë dhe ushqim. Mandej, të flasësh për Rregulloren kurse të mos e kesh parasysh se Kuvendi punon prej në 11 deri në 6, kurse nëse ka nevojë që seanca të vazhdohet, do të vazhdohet. Por, qartë thuhet në Rregullore se cilat seanca vazhdojnë deri në ora 12. Këto ligje janë kryesisht kur debati zgjat 1 ditë, janë interpelancë apo edhe buxheti”, tha Sela, transmeton TV21.

Advertisement

Ai ka kujtuar, se kur ka filluar debati për ligjin për pakon e 5 ekonomike, ka shtruar pyetjen: Nëse qeveria ka mjete për të mbuluar pakon e 5 ekonomike?

Paraprakisht për këtë është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev. Tha se ka mjete dhe se as ai nuk e di se çfarë po ndodh në Kuvend

Advertisement
Advertisement

You May Also Like