Sela: Jemi thellësisht të tronditur për pasojat e zjarreve të tmerrshme në Turqi

Estimated read time 1 min read

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë kapluar një pjesë të Turqisë tash e disa ditë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sela ka shkruar se thellësisht ndjehet i tronditur për pasojat e zjarreve të tmerrshme që shpërthyen në rajonet e Turqisë

Ziadin Sela në Facebook:

Ne jemi thellësisht të tronditur për pasojat e zjarreve të tmerrshme që shpërthyen në rajonet e Turqisë.

Advertisement

Shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në ngjarjet tragjike dhe dëshirojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.

Paçin forcë dhe durim!

Ne bashkohemi me ta dhe ndajmë ankthin dhe pikëllimin bashkë!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like