Sela: “Arbën Xhaferi vazhdon të frymëzojë botën Shqiptare”

Arbën Xhaferi vazhdon të frymëzojë botën shqiptare si një ndër shembujt më të spikatur të mishërmit të guximit intelektual e të angazhimit politik për avancimin e vlerave perëndimore të barazisë, lirisë dhe demokracisë.

Kam pasur nderin të bashkëpunoj afër më Arbënin dhe çdo herë që kemi biseduar, më linin përshtypje mençuria, lartpamësia dhe mbi të gjitha përulësia e tij.

Një nga mësimet më të rëndësishme të Arbënit është se lufta për demokracinë është e përhershme dhe se përparimi i gjithëmbarshëm shoqëror kërkon angazhimin e të gjithëve, në çdo çast.

Arbën Xhaferi ka thënë se “mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë.”

Këtu Arbëni kishte parasysh dallimin thelbësor midis demokracisë procedurale dhe demokracisë përmbajtësore. E para fokusohet në aspektet procedurale siç janë zgjedhjet në dukje të lira si dhe respektimi i obligimeve kushtetuese nga ana e pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Megjithatë, demokracia nuk është e plotë pa përmbushjen e askpekteve përmbajtësore siç janë avancimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazia e plotë socio-ekonomike e qytetarëve, llogaridhënia e pushtetit, dhe shteti i së drejtës funksional.

Fatkeqësisht, vendi ynë vazhdon së qenurit larg demokracisë përmbajtësore përderisa vota vidhet e blihet, drejtësia mbetet selektive duke mbrojtur të fuqishmit e shtypur grupe të caktuara të popullatës, nepotizmi dhe përkatësia partiake mbeten normat e punësimit në institucionet e shtetit, dhe qytetarëve vazhdojnë t’u mohohen të drejta themelore siç janë e drejta universale për shtetësi.

Advertisement

Andaj, kur përkujtojmë Arbën Xhaferin, nderi më i madh që mund t’i bëjmë këtij rilindasi të fundit nuk janë fjalët ose ceremonitë, por veprime konkrete dhe agazhim të përhershëm për të sjell ndryshime drejt realizimit të plotë të të drejtave individuale e kolektive, zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror dhe shtetit për të gjithë.

Lavdi jetës dhe veprës së Arbën Xhaferit. / ka shkruajtur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin e tij social facebook

Advertisement
Advertisement

You May Also Like