Seancë për pyetje deputetësh – Debat për ligjin e gjuhëve

Seancë për pyetje deputetësh – Debat për ligjin e gjuhëve

Në seancën për pyetje deputetësh, koalicioni opozitar Fronti Europian, pyeti për ligjin për përdorimin e gjuhëve që duhet të gjendet në seancë të Gjykatës Kushtetuese dhe akuzoi se me këtë krijohet platformë kundër shqiptarëve.

“Kush nuk është kundër përdorimit të gjuhës shqipe, nëse kjo temë është krijuar në mënyrë artificiale?! Po ashtu keni deklaruar se pavarësisht nëse Gjykata Kushtetuese i konteston 3 nene të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe nuk preket dhe sipas jush ky ligj na qenka sjellë po u citoj: si rezultat i muskulaturës politike”, tha Arbana Pasholli.

Kryeministri Mickoski tha se nuk bëhet fjalë për platformë kundër shqiptarëve dhe shtoi se vetë shumica e kaluar i ka zgjedhur gjykatësit në Kushtetuese që duhet të vendosin për ligjin për gjuhën shqipe.

“Prokurorët dhe gjykatësit të cilët sot duhet të nënshkruajnë urdhër për bastisje ose për arrestim të  personave për të cilët ka dyshim se kanë bërë krim dhe se mund të ndikojnë në dëshmitarët, e jo të sëmuren me diarre, temperaturë, insomni, ethe, etj, janë ata të cilët sot janë në Gjykatën kushtetuese, e nderuar Arbana Pasholi dhe të cilët i votuat ju”, tha Hristijan Mickoski.

Opozita përmes pyetjes e akuzoi qeverinë aktuale se bën partzim të organeve për mbikëqyrje të komunikimeve elektronike. Mitko Trajçulevski nga LSDM tha se pushteti në këtë mënyrë përsëri e përgatit terrenin për përgjim. Mickoski tha se opinioni së shpejti do të dëgjojë se çfarë ka bërë qeveria e kaluar me shërbimet e sigurisë ndërsa personat që shkarkuan nga organet për mbikëqyrje të komunikimeve elektronike janë anëtarë të LSDM-së.

Advertisement

“Partizimi i të gjitha detyrave publike, ndryshimi apo zgjedhja e të cilave varet nga vullneti i shumicës vazhdoi në Këshillin për Mbikëqyrjen Qytetare të Monitorimit të Komunikimeve Elektronike. Të gjithë anëtarët e këtij organi janë degë partiake të koalicionit qeverisës, ish-deputetë apo aktivistë të shquar partiakë. Ose planifikoni të përgjoni sërish si në kohën e regjimit ose keni filluar të dyshoni në besimin e qytetarëve”, deklaroi Mitko Trajçulevski.

“Shumë shpejt nga sot, shumë shpejt më besoni dhe do të keni turp dhe do të dilni këtu në foltore dhe do të kërkoni falje. Sepse në kushtet e regjimeve fashiste njerëzit që drejtonin parti opozitare nuk vëzhgoheshin dhe përgjoheshin. Jam i bindur se ndoshta një pjesë e kryesisë së fundit të LSDM-së as që e dinin se kjo po ndodh”, tha Mickoski.

Pyetje për ndotjen në qytetin e Shkupit parashtroi Sanja Llukarevska nga LSDM-ja, e cila e pyeti kryeministrin Mickoski se pse nuk zbatohet asgjë nga programi i tyre për këtë problem.

Advertisement
Advertisement