Samka Ibraimoski kërcënon gjyqtarët, ja detajet

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) dhe ish-deputeti, Samka Ibraimovski, ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues pasi kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve, ndërsa kërcënimet i ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Kërcënimet i ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili pret që institucionet kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt, si dhe kërcënime të ngjashme që paraprakisht ishin paralajmëruar nga gjykata.

Në postimet e tij në Facebook, më së shumti përmendet gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva, për të cilën vetë Ibraimovski mohon që shkrimet e tij kundër gjyqtares Daneva janë kërcënim për jetën dhe konsideron se si ithtar i ligjit për përmbarim ka të drejtë të kritikojë gjykatën.

“Nëse kam përmendur dikë, nuk e kam përmendur me kërcënim për jetën, nëse shkrimi im i prek, ky është problemi i tyre. Unë kam të drejtë demokratike të shkruaj si hartues i ligjit, jam kryetar i një partie të varfër që ka ngecur me përmbaruesit dhe kërkojmë shpëtim dhe rrugë për të çliruar ata njerëz që paguajnë borxhe 3 deri në 4 herë”, tha Ibraimoski.

Advertisement

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka qenë e para që ka alarmuar për kërcënimet ndaj gjyqtarëve, të cilët në fund të mandatit kanë informuar se thuajse çdo ditë ka pësuar kërcënime, por vetëm pak kohë më parë ka vendosur të lajmërojë policinë.

Krahas kërcënimeve, Kacarska ka qenë edhe viktimë e një sulmi fizik, e cila paraprakisht ka raportuar në polici se i është kërcënuar siguria, pasi në garazhin e saj kishte gjetur një shtrat të improvizuar dhe thikë kuzhine.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like