Sami Luta lirohet nga aktakuza për “Monstrën”, të tjerët jo!

Sami Luta, lirohet nga aktakuza për rastin “Monstra”. Kështu u shpreh prokurorja Fatime Fetai, në fjalët përfundimtare për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, e cila tha se aktakuza për këtë rast mbetet vepra penale “terrorizëm”, por se nuk ka dëshmi se Luta, është i përzier në këtë vepër. Për këtë arsye kërkoi nga gjykata ta refuzoj akuzën kundër tij, shkruan gazeta KOHA.

Ndryshe, ajo theksoi se aktakuza kundër të akuzuarve tjerë mbetet e njëjtë, respektivisht si kryerës të vrasjes i akuzoi Halil Demirin dhe Afrim Ismailloviqin, të cilët janë në arrati, si dhe Agim Ismailloviqin, i cili është paraburgim.

Advertisement

Përderisa të akuzuarin Haki Azirin, e ngarkoi për dhënien e ndihmës në këtë vepër penale. I akuzuari Fejzi Aziri, në precizimin e aktakuzës për rastin “Monstra”, u ngarkua për dy vepra panale për dhënien e ndihmës. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like