Sadiki: U Tradhtova nga partia, Thaçi më shiti shumë lirë

Estimated read time 2 min read

Kryetari komunës së Studeniçanit i cili sot edhe zyrtarisht kaloi tek Aleanca për Shqiptarët, vendim të tij e arsyetoi me faktin se ka qenë i tradhtuar nga lideri i deridjeshëm i tij Menduh Thaçi.

“Fillimisht ju them se unë deri në fund kam ndejtë në PDSH, isha kandidat i PDSH-së dhe i fitova zgjedhjet si kandidat i PDSH-së. Fatkeqësisht pas raundit të parë kur unë fitova bindshëm kundër kandidatit të BDi-së, lideri i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë se kam çmimin aq. Dhe ata e kishin përgatit bashkë me BDI-në që vullnetin e popullit të Studeniçanit ta ndryshojnë. Por hasën në gozhdë edhe pse fuqimisht u angazhua komplet aparatura e shtetit, me qeveri, me polici, por edhe përkundër ata i rritën pak votta me përkrahjen e ASH-së dhe me mbështetjen e qytetarëve të Studeniçanit sërish i fitova zgjedhjet”, tha Sadiki.

Advertisement

Sadiki njoftoi se kontaktin e fundit me Thaçin e ka pasur pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale kur ky i funditi ka uruar për fitoren.

“Deri në fund kam qenë besnik i ideologjisë së PDSH-së, por pas kësaj tradhtie nga ana e PDSH-së, unë vendosa që të kaloj në radhët e ASH-së dhe për këtë kam mbështetjen e të gjitha strukturave të mia.Thaçi prej se më ka uruar fitoren e rrethit të parë, nuk më ka kontaktuar më. Pas kësaj tradhëtie të madhe që më bëri partia, kam marr vendim personalisht që të kaloj në ASH’, tha Sadiki. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like