Rritet interesi për vaksinim, dy doza të vaksinës kanë marrë 439 mijë qytetarë

Estimated read time 2 min read

Dukshëm është rritur interesi për vaksinim nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë dhe thekson se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër shtet edhe në terren në vende më të vogla dhe zonat rurale.
Në konkludim me ditën e djeshme, vaksinë kanë pranuar gjithsej 543,597, janë rivaksunar 439,048, ndërsa 982,645 doza u aplikuan. Dj e janë vaksinuar 17,679 qytetarë, ndërsa 8030 e morën dozën e parë.

Advertisement

Ministria informon se sipas numrave të fundit, të paktën një dozë vaksine deri më tani kanë marrë 66 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 63 përqind mbi moshën 65 vjeç, 59 përqind e njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe 48 përqind e njerëzve mbi moshën 50 vjeç.
Qytetarët mund të vaksinohen pa takim në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Takimet kërkohen vetëm për të miturit nga 12 deri në 17 vjeç në faqen e internetit vakcinacija.mk. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim.

Ministria e Shëndetësisë përmend se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

“Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet një formë e rëndë e sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, si dhe rezultatin fatal”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like