Rrëzohet një aeroplan i vogël në Florida , ka të vdekur

Estimated read time 2 min read

Disa njerëz u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një kampim në Florida.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë dhe supozohet se kanë humbur jetën pasagjerët e aeroplanit, si dhe banorët në karvanet dhe banesat e lëvizshme që janë shkatërruar nga zjarri.
Aksidenti ndodhi menjëherë pasi piloti i avionit i dërgoi një telefonatë fatkeqësie në kontrollin e trafikut ajror. Supozohet se ka ndodhur një dështim i motorit.
Sipas mediave bëhet fjalë për një aeroplan më të vogël, por për momentin nuk dihet se sa pasagjerë ndodheshin në aeroplan dhe as nga është nisur apo në cilin destinacion.
Shefi i Zjarrfikësve Scott Ehlers nga Clearwater County, Fla., tha se kishte më shumë viktima në avion dhe në kabina, por numri i saktë i viktimave nuk dihej menjëherë.
Siç ka bërë të ditur ai, thirrja për ndihmë ka ardhur pak çaste para rrëzimit të avionit. Raportohet se nga rënia kanë mbetur të plagosur një numër i madh i personave.
“Në këtë moment nuk dihet fati i pilotit se ku po lëvizte avioni dhe nga është nisur. Aeroporti Ndërkombëtar St. Pete Clearwater është afër, tha Ehlers.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like