Rreth 66 milionë të shëruar nga Covid-19 në botë

Rreth 66 milionë persona vlerësohet se janë shëruar nga Covid-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 65 milionë e 945 mijë e 197 persona janë shëruar nga Covid-19 në botë.

92 milionë e 95 mijë e 88 persona janë infektuar me këtë virus në botë, ndërsa 1 milionë e 972 mijë e 357 kanë vdekur si pasojë e tij.

Advertisement

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me Covid-19 me gjithsej 23 milionë e 369 mijë e 732 raste, pastaj India me 10 milionë e 495 mijë e 816 raste dhe Brazili me 8 milionë e 195 mijë e 637 raste.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like