Rikthehen denoncimet e rrejshme për bo’mba! Janevska apel prindërve të ndihen të sigurt

Asnjë nxënës në shkollë. Sapo nisën mësimin, u evakuuan për shkak denoncimit për bombë. “Jemi këtu në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko”, siç edhe mund të shihet këtu nuk ka asnjë nxënës për shkak paralajmërimeve për bombë. Ndërsa nxënësit në ndërrimin e dytë do të vazhdojnë me mësimin” Si në këtë shkollë, denoncime të këtilla kishte edhe për disa shkolla në gjithë shtetin. Të gjitha ishin të rreme. “Sot në mëngjes zhvilluam një takim me Ministrinë e Brendshme dhe disa institucione të tjera përgjegjëse për sigurinë publike, përfaqësues të Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Transformimit Digjital dhe FSHIIK. Pas kontrolleve të kryera në shkolla, u konstatua se të gjitha raportimet ishin të rreme”, tha Janevska. Ministrja e Arsimit Janevska u bëri apel prindërve që të ndihen të sigurt, sepse siç theksoi, janë marrë të gjitha masat. Kryeministri Mickoski paralajmëroi se denoncime të këtilla të rrejshme për bomba në shkolla janë sulme hibride dhe do të vazhdojnë të ndodhin. “Unë supozoj se kjo do të jetë një vazhdimësi për ne. Është duke u krijuar një protokoll për veprim dhe grupi i punës tashmë është duke u mbledhur dhe duke punuar për protokollin. Deri në fund të ditës do t’u dërgohen rekomandime drejtorëve të shkollave dhe pjesëtarëve të MPB-së se çfarë duhet bërë për të siguruar mësim të pandërprerë”, tha Mickoski. Kryeministri rikujtoi se denoncime të këtilla ka pasur edhe në Kroaci dhe në institucionet në Hungari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *