Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi në Daily Click në TV21 tha se BDI-ja po reflekton si parti. Rexhepi tha se në vazhdimësi në organet drejtuese të partisë ka figura të reja, ndërkaq, thekson se partisë i duhen edhe disa prej figurave që kanë qenë themelues të së njëjtës si subjekt politik. “Ju nëse shihni dmth organet drejtuese të partisë, sidomos ato që u zgjodhën në zgjedhjet e fundit, një anëtar, një votë, janë të gjithë figura të reja. Edhe pse krijohet përshtypja se ka një grup në organe të ndryshme partiake që janë prej fillimit të BDI-së, po besoni që edhe kjo është e nevojshme, ju nuk mund ta reformoni partinë që prej nesër nuk do të ketë asnjë nga e kaluara, do jenë gjithë të rinj, kjo do të ishte një vetëvrasje politike, është e nevojshme që të jenë edhe figura që kanë qenë prej fillimit të BDI-së, edhe vazhdimisht duhet të ndryshojë, edhe zgjedhjet në Senatin amerikan nuk ndodhin gjithë senatorët të ndërrohen, por 1/3 në çdo dy vjet”, tha mes tjerash Rexhepi.
Rexhepi: Organet drejtuese të BDI-së janë të gjitha figura të reja! Vetëvrasje politike nëse do t’i largonim të gjitha figurat e vjetra
Advertisement
Advertisement
Advertisement