Të pavërteta janë akuzat se “Dr. Panovski” dikton politikën e çmimeve të barnave dhe kështu gjoja shantazhon shëndetin publik me çmime të larta për terapi onkologjike.
Kështu thuhet në reagimin me shkrim nga kompania farmaceutike Dr. Panovski, pas konferencës për media të deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov. Prej atje gjithashtu shtojnë se të gjitha akuzat janë të pabaza dhe se përpjekja për t’i tërhequr në politikën ditore është një sulm ndaj vlerave themelore të demokracisë, siç janë të drejtat e pronësisë dhe liria e tregut.
“Duke pasur parasysh se sulmi i fundit vjen nga një anëtar i partisë në pushtet, ne e perceptojmë edhe si kërcënim të drejtpërdrejtë, për të cilin do të informojmë organizatat kompetente ndërkombëtare”, thuhet në reagim.