Ramiz Merko para gjykatës në Strugë, dëshmoi edhe ish ministri Jeton Shaqiri

Ramiz Merko para gjykatës në Strugë, dëshmoi edhe ish ministri Jeton Shaqiri

Në Gjykatën Themelore të Strugës u mbajtën dy seancat për proceset gjyqësore, në të cilat në bankën e të akuzuarve është kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Dita filloi me gjykimin për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë dhe Veleshtë, respektivisht, sipas akuzës, për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet. Kryetari i komunës së Strugës, Merko tashmë është deklaruar se nuk ndihet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet.

Në seancën e sotme dëshmoi edhe  ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i cili tha se nuk kishte njohuri se emërimet ishin bërë në mënyrë joligjore.

Në mesditë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera ku i akuzuar është kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, njëri gjykim flet për blerjen e veturës Audi A6 nga ana e Komunës dhe tjetra ka të bëjë me vendosjen e bustit para komunës, veprim ky që sipas akuzës, ka nxitur urrejtje ndëretnike.