Ra nga kati i tretë i shkollës, 11-vjeçari nga Prilepi me urgjencë transferohet në Shkup

Ra nga kati i tretë i shkollës, 11-vjeçari nga Prilepi me urgjencë transferohet në Shkup

Një nxënës 11-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pasi ka rënë nga dritarja e katit të tretë në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Prilep. Në njoftimin e policisë thonë se rastin është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm Prilep, pasi me lëndime të rënda tek ta ishte çuar djali 11 vjeç. Për shkak të lëndimeve, fëmija me urgjencë është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë për Fëmijë në Shkup. Edhe në njoftimin e MPB-së shkruhet se i mituri ka rënë nga kati i tretë i shkollës fillore dhe se po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.