Qoku: Vizita e Dodikut ishte skandaloze! S’jam aspak dakord me qëndrimet e Stoilkoviqit

Për deklaratën e ministrit Ivan Stoilkoviq, Bekim Qoku tha se nuk është dakord, ndërsa për vizitën e Dodikut tha se ishte skandaloze, përcjell TV21. Qoku tha se VLEN po bën presionin e duhur lidhur me këto tema, por nuk e bën me slogane populiste dhe folklorike. “Dakord jam me vërejtjet që bëhen, nuk jam dakord me disa qëndrime të Stoilkoviqit, edhe vizita e Dodikut ishte skandaloze për mua. Mendoj që liderët e VLEN-it bëjnë presionin e duhur por nuk e bëjnë me slogane populiste, folklorike. Politika shqiptare këtu ka qenë folklorike sesa substanciale”, tha Qoku në Daily Click.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *