Publikohet fotografi të reja pak çaste pasi u rrëmbye Vanja 14 vjeçare nga Shkupi (Foto)

Estimated read time 1 min read

Fotoja e marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, sipas datës në të, është bërë mëngjesin e rrëmbimit të Vanyas, më 27 nëntor në orën 07:34.

Në foton e dytë të bërë nga kamerat e sigurisë në një pikë karburanti (pa datë), shihet fytyra e njeriut që drejton veturën dhe i ngjan Pançe Zhezovskit të vrarë.

“Eksluzivisht po publikoj pamjet e kidnapimit të Vanja Gjorçevskës nga 27 nëntori në ora 07:29, si dhe të gjitha pamjet e tjera të rrëmbyesit të regjistruara nga kamerat. Dhe ekskluzivisht po publikoj videon e “rrëmbimit” të parukierit nga Velesi, Pançe Zhezovskit. Do të mësoni se si ka shkuar hetimi dhe kush në fakt i ka zbardhur dy rastet, me ta ka lidhur Ljupço Palevski Palçon dhe ka siguruar dëshmi për arrestimin e Vlatko Keshishev nga Shtipi, Velibor Manev nga Shtipi dhe Bore Videski nga Velesi. Prisni një ekskluzive të premten 05.01. në orën 4 pasdite. Më ndiqni”, shkruan Nogo në rrjetin social Twitter.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like