Pse shkoi Ahmeti në zyrën e Talat Xhaferit ?

Estimated read time 1 min read

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar sot kryeministrin e ri të vendit, Talat Xhaferin në zyrën e këtij të fundit. Siç përcjell tvklan.mk, Ahmeti e ka uruar Xhaferin për detyrën e re, ndërsa ka shtuar se qeveria që ai drejton ka kompetenca të plota politike.
“Kjo Qeveri e udhëhequr nga Talat Xhaferi është qeveri e plotë politike me të gjitha kompetencat e përcaktuara me ligj dhe kushtetutë. Bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballet vendi, vazhdimin e punës në përputhje me kursin e politikave pro-europiane sepse e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj është tek familja e madhe europiane dhe alternativë tjetër nuk kemi”, ka shkruar Ahmeti pas takimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like