“Pse ore vëlla zgjedhe këtë rrugë të hershme…”, familjari njofton për ceremoninë e varrimit të biznesmenit, Kryeziu
Familjarët e biznesmenit, Lulzim Kryeziu kanë njoftuar se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit, shkruan Insajderi.
Varrimi pritet të bëhet nga ora 15:00 tek varrezat në fshatin Bubavec teksa e pamja do të mbahet në rezidencën në Mleqan.
“Pse ore vëlla zgjedhe këtë rrugë të hershme t’na lësh me vaj në buzë?”, ka shkruar mes tjerash familjari i tij.
Advertisement
Njoftimi i plotë:
Pas vdekjes së hershme të vëllaut- kusheririt tonë Lulzim Latif Kryeziu , ju njoftojmë që varrimi do bëhet nesër me datë 03 / 11 / 2023.në ora 15 në varrezat e fshatit Bubavec. E pamja do bëhet në rezidencë në Mleqan!
Advertisement
Advertisement