Prokuroria Publike për vërejtjet e Qeverisë, ndërmerren masa për riorganizim serioz të fuqive të PTHP-së

Prokuroria Publike për vërejtjet e Qeverisë, ndërmerren masa për riorganizim serioz të fuqive të PTHP-së

Për vërejtjet e pushtetit rreth punës së Prokurorisë publike, arriti reagim nga ky institucion, ku thuhet se kryetari i Prokurorisë Publike Lupço Koçevski, me seriozitet i sheh apelet e pushtetit ekzekutiv si dhe të opinionit në përgjithësi për rritjen e aktivitetit të të gjitha organeve hetimore, ndërsa posaçërisht të Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionin, transmeton TV21. Për këto arsye, në suaza të kompetencave të tyre, që janë me karakter organizativ dhe nuk ndërhyjnë në veprimin e prokurorëve publik, prokurori publik republikan ndërmerr masa për riorganizim serioz të fuqive të PTHP-së që mundëson përndjekje penale më efikase të kryerësve të veprave penale posaçërisht në sferën e krimit financiar dhe korrupsionit./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement