Prokuroria ka ngritur lëndë pasi kryeministri Mickoski tha se është ndjekur në mënyrë të paligjshme

Prokuroria ka ngritur lëndë pasi kryeministri Mickoski tha se është ndjekur në mënyrë të paligjshme

Prokuroria Publike ka ngritur rast pas një informate, bazuar në deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka treguar dje në Kuvend se që nga viti 2020 një nga agjencitë e sigurisë kishte pretenduar informacione se ai ishte një organizator i strukturave të armatosura terroriste, dhe për shkak se për këtë nuk e ka njoftuar MPB-në, sepse në atë periudhë të vitit 2020 ministër teknik ishte Naqe Çulev nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski sot tha se pret që prokuroria të reagojë për keqpërdorimet e shërbimeve të sigurisë nga qeveria e kaluar.

“Prokuroria Publike tashmë ka ngritur lëndë në bazë të deklaratës së djeshme të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilën prokurori publik tashmë e ka njoftuar kryeministrin në mbledhjen e sotme. Tashmë çështja është dorëzuar në prokurorinë kompetente për hetimin e pretendimeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.