Portreti i Uta Ibrahimit pjesë e ekspozitës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Portreti i Uta Ibrahimit pjesë e ekspozitës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Mediana Halili

Shkrim i marre nga Kallxo.com

Alpinistja kosovare me famë botërore, Uta Ibrahimi, është në mesin e 50 grave nga e gjithë bota të paraqitura në ekspozitën interaktive të artit rrugor të selisë së Kombeve të Bashkuara.E nisur më 25 tetor, ekspozita fotografike “Paqja fillon me të” paraqet simbolikisht 50 portrete të grave ndërtuese të paqes në selinë e OKB-së në Nju Jork, për të nderuar kontributin e tyre jetik për gratë, paqen dhe sigurinë.Përmes një komunikate, Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqes, Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtuese të Paqes, UN Women dhe Fondi i Iniciativës Elsie kanë shkruar për biografinë e alpinistes nga Kosova, Uta Ibrahimi.“Për më tepër, si një kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, Uta Ibrahimi mbron me zjarr iniciativa që promovojnë barazinë gjinore, fuqizimin e të rinjve dhe ruajtjen e mjedisit, duke forcuar më tej angazhimin e saj për të nxitur një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë për Kosovën dhe më gjerë”- e kanë përshkruar alpinisten Uta Ibrahimi.Alpinistja Uta Ibrahimi ka udhëhequr iniciativa të shumta mjedisore për ndërtimin e besimit në bashkëpunim me UNMIK-un.

Advertisement

“Projektet e saj kanë bashkuar fëmijë nga komunitete të ndryshme në Kosovë, duke ushqyer një vlerësim të thellë për natyrën dhe duke avokuar për ruajtjen e saj. Përmes këtyre projekteve, Uta ka nxitur me sukses lidhjet e besimit dhe miqësisë mes të rinjve, duke theksuar bukurinë dhe rëndësinë e përbashkët të maleve dhe peizazheve të bukura të Kosovës”- thuhet në komunikatë.Ekspozita “Paqja fillon me të” u hap në ditën e Debatit të Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me rastin e 23-vjetorit të Rezolutës 1325 të KS të OKB-së. Alpinistja e njohur kosovare Uta Ibrahimi është edhe themeluese dhe drejtuese e fondacionit “UTALAYA”.Në vitin 2017, Uta Ibrahimi u bë gruaja e parë shqiptare që u ngjit në Malin Everest (8,848 metra lartësi), majën më të lartë në botë

 

Advertisement
Advertisement