Policia sekuestron qindra mjete piroteknike në “Bit Pazar” – e ndalon një person!

Estimated read time 1 min read

Gjatë ditës së sotme në Bit Pazar të Shkupit është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti është kapur duke shitur mjete piroteknike në mënyrë të paligjshme, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga i njëjti janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike.

“Sot (24.12.2023) në territorin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili u gjet duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike në një tezgë të improvizuar. Në total janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like