Gjendet i pajetë një burrë nga Gostivari. Dyshohet se e kané sulmuar egërsirat!

Një i moshuar banor i fshatit Forinë të Gostivarit është gjetur i vdekur me plagë të shkaktuara nga kafshët në afërsi të fermës blegtorale në atarin e fshatit.

SVR Tetovë bën të ditur se kufomën e ka gjetur djali i tij R.E. (48) pasditen e djeshme pranë një hambari që ai përdorte.

Sipas denoncimit, J.E. (83) ra në tokë dhe kishte disa plagë në trup, me shumë gjasa të shkaktuara nga kafshët.

-Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore. Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga Prokuroria Rajonale e Gostivarit dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, njoftojnë nga MPB. të Tetovës.