Në “Thirre 21-shin” kanë arritur ankesa nga qytetarët e komunës së Çairit, të cilët thonë se dy policë shqiptarë, me tendencë i kanë ndaluar dhe i kanë dënuar, për shkak se të njëjtit kishin biseduar në telefon, deri sa ishin në veturë. Qytetarët thonë se policët kishin sjellje arrogante ndaj tyre.
Sidoqoftë, biseda në telefon, apo përdorimi i telefonit ose mjeteve të tjera teknologjike është e ndaluar me ligj në Maqedoninë e Veriut, përveç në raste kur telefoni është i lidhur me pajisje të posaçme, që mundëson i njëjtë të shfrytëzohet pa përdorimin e duarve. Dënimi për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes shkon në 45 euro, në kundërvlerë të denarëve, andaj qytetarët duhet të kenë kujdes dhe ti shmangen bisedave ne telefon gjatë ngasjes së veturës, policët së fundmi janë të “pa mëshirshëm”, sidomos në Çair.