Pfizeri gati për të nisur shpërndarjen dhe përdorimin urgjent të vaksinës

Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet rregullatore shëndetësorë amerikane për të marrë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës së saj kundër COVID-19, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të mbrojtjes kundër koronavirusit.

Aplikimi në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) vjen vetëm disa ditë pasi kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech raportuan rezultatet e provës përfundimtare që tregonin se vaksina ishte 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19-s dhe pa efekte të mëdha anësore.

Aksionet e Pfizer u rritën me 2 për qind dhe ato të BioNTech me 5 për qind pas njoftimit të lajmit se vaksina mund të jetë në dispozicion së shpejti, duke rritur shpresat për fundin e një pandemie që ka marrë më shumë se një çerek milioni jetë në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 1.3 milionë në të gjithë botën.

Kompanitë presin që miratimi nga autoritetet të jepet në mes të dhjetorit dhe ato do të fillojnë pothuajse menjëherë shpërndarjen e dozave. Pfizer ka thënë se pret të prodhojë rreth 50 milionë doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milionë njerëz. Një komitet këshillimor i FDA-së planifikon të takohet paraprakisht mes datave 8 deri më 10 dhjetor për të diskutuar rreth vaksinës, një burim që ka dijeni mbi situatën, i tha agjencisë Reuters, duke shtuar se datat edhe mund të ndryshojnë.

Advertisement

Të dhënat e provës përfundimtare treguan se vaksina siguronte një nivel të njëjtë mbrojtjeje mes moshave të ndryshme, një rezultat ky inkurajues pasi sëmundja dëmton në një nivel më të lartë të moshuarit dhe anëtarët e komuniteteve pakicë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like