• 27-09-2021

Persona të armatosur e të maskuar kanë grabitur një bastore në Tearcë

Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk ka informacion sa saktë para janë marra, por e konfirmon grabitjen e armatosur.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në SPB Tetovë u raportua se dy persona me kërcënim me armë morën para nga një bastore në Tearcë të Tetovës”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Pas raportimit të çështjes, është kryer inspektim dhe janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.

Read Previous

Ali Ahmeti flet për Lulzim Bashën për “Shtëpinë e Verdhë” (Video)

Read Next

Mickoski: Sa më shpejtë të vendoset ora policore

%d bloggers like this: