“Përplasen” Rama dhe Ambasada franceze

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës anti-covid.

Reagimi i ambasadës erdhi përmes një note-proteste dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një interviste televizive ngriti pyetjen se ‘pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend që t’i ndajë me vendet e tjera’.

Raiffesien Bank brenda artikujve

Në shkresën zyrtare ambasada franceze thotë se ky informacion nuk është i vërtetë. Teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Advertisement

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze./Lajmifundit.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like