Përmbyset kamioni i ushtrisë Serbe – disa ushtarë plagosen

Një kamion i ushtrisë serbe, i cili po transportonte tre raketa nga sistemi i raketave “Panzer”, gjatë vozitjes në rrugë është përmbysur, raportoi portali Pink.
Gjatë aksidentit, njëra prej raketave ra.
Aksidenti ndodhi në unazën rreth Beogradit, afër daljes për Obrenovac, në drejtim të Ostruznicës. Tre ushtarë, të cilët ishin në automjet, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të marra.

Advertisement

Trafiku është ndërprerë në të dy drejtimet, dhe sipas Pink nuk ka ndonjë rrezik potencial.
Ministria Serbe e Mbrojtjes konfirmoi se aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like