Përleshje mes pacientes dhe mjekut në “8 shtatori”! Të dy kanë denoncuar në polici se janë sulmuar

Kështu rrëfen Cveta Ivanovska, e cila pretendon se është rrahur nga një mjek në spitalin “8 shtatori”. Krejt kjo ndodhi, siç thotë, pasi ajo ka kërkuar nga infermieret t’ia largojnë infuzionin që ka mbaruar. Pas kësaj tregon se ka ardhur mjeku dhe e ka goditur. Duke xhiruar pacienten, ekipi i TV21 u pengua dhe u largua nga sigurimi i spitalit. Rasti është denoncuar në polici, por përveç pacientes që e ka denoncuar mjekun, edhe mjeku e ka denocuar atë për dhunë. TV21 qëndrim kërkoi edhe nga drejtori i spitalit “8 Shtatori”, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *