Përleshje e armatosur në Prishtinë – plagosen dy persona

Estimated read time 1 min read

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbreme rreth orës 21:00 në Bregun e Dielllit në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ajo theksoi se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore”, tha Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like