Përgatitet propozim për shkarkimin e Kocevskit! Ministria e Drejtësisë: Ka dyshime për paanshmëri

Ministria e drejtësisë ka përgatitur dokumentacionin për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Lupoç Kocevski. Nga atje vlerësojnë se Kocevski është përgjegjës për gjendjet e përgjithshme në këtë resor. Nga Ministria kumtuan se në periudhën paraprake opinioni ka qenë dëshmitarë e një serie skandalesh, veprimeve joligjore, korrupsionit, ndjekjes joefikase. Këtë shkresë Ministria e ka dërguar deri te Qeveria, prej ku duhet të dërgojnë deri te Këshilli i Prokurorëve publik. Nga Këshilli do të pritet mendim pozitiv apo negativ për shkarkimin e Kocevskit. Paraprakisht prej atje do të përgjigjen në afatin e paraparë ligjor prej 15 ditëve. Kocevski në Kuvend mund të shkarkohet me 61 vota. Kryeministri Hristijan Mickoski, paraprakisht e ka thirrur që ai vetë të parashtrojë dorëheqje, për të shkurtuar procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror. Nga Prokuroria nuk ka përgjigje se si Kocovski do të veprojë. Sipas Mickoskit prokurori i ardhshëm shtetëror duhet të jetë i pakompromis në luftën kudër krimit dhe korrupsionit, ndërsa Kocevski deri më tani ka pasur mjaftueshëm kohë për tu dëshmuar në këtë funksion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *