Per gjysen dite policia denoi 77 tetovarë

Estimated read time 2 min read

Dje në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 në zonën e RVT Tetovë është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Siç njofton MPB, gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 77 shkelje të shpejtësisë jashtë vendbanimit (TE-40 dhe GV-37), nga të cilat 5 drejtues mjetesh (TE-2 dhe GV-3) kanë qarkulluar në shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, dhe 26 (Te-13 dhe GV-13) me shpejtësi 50 deri në 70 km/orë më shumë se ajo e lejuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 40 lloje të tjera të shkeljeve (TE-23 dhe GV-17).

Të njëjtën ditë, në periudhën prej orës 14:00 deri në ora 20:00, në zonën e RV Tetovës është kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të kundërligjshme.

Advertisement

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 27 kundërvajtje për parakalim të paligjshëm (TE-11 dhe GV-16). Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 7 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Për veprat penale janë përgatitur parashtresat e parapara.

SVR Tetovë apelon nga drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të kenë kujdes gjatë tejkalimit dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në rrugë, sepse parakalimet dhe shpejtësia janë shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion këtë vit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like