“Për FFK-në më i rëndësishëm qenka Izraeli se sa golashënuesi dhe lideri i Kosovës”

Estimated read time 1 min read

Vedat Muriqi nuk e ka merituar ta trajtoni në këtë formë, ta qitni djalin në këtë pozitë aspak të mirë.

Muriqi i ka treguar Mallorcas se do të luajë për Kosovën ndaj Izraelit dhe për të klubi spanjoll e ka shtyrë ndeshjen.

Edon Zhegrova nuk erdhi në dy grumbullimet e fundit dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas rastit me Glihan dhe asaj deklarate që e detyruat ta ndryshojë, pra po ju refuzon.

As Amir Rrahmani nuk iu erdhi kësaj radhe, zgjodhi klubin para jush, jo para Kosovës.

Advertisement

Nuk e di ka jeni nisë kështu, por një degradim të tillë nuk e ka merituar Kosova.

Të gjithë jeni përgjegjës, nga i pari e deri tek i fundit.

Me pas Kosova tifozë të vërtetë, nuk kishit mujt me u sjellë në këtë mënyrë të papërgjegjshme.”

Florim Maliqaj, gazetar i RTV Dukagjini

Advertisement
Advertisement

You May Also Like