Pendarovski për mediat në Beogradit: Identiteti maqedonas i panegociueshëm

Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe nuk mund të jenë objekt i ndonjë negocimi, deklaroi presidenti I vendit Stevo Pendarovski në një intervistë me “Politika” të Beogradit të publikuar sot.

Pendarovski I ka thënë gazetës serbe se identiteti dhe gjuha maqedonase janë rezultat i një fakti kulturor dhe shkencor, si dhe të zhvillimit historik dhe kulturor. Në fakt, tha ai, procesi i zhvillimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase nuk ndryshon nga zhvillimi i gjuhëve dhe kulturave të kombeve fqinje.

“Maqedonia e Veriut në krahasim me fqinjët e saj, e përfundon shtetësinë më së voni përmes një procesi kompleks të luftës për çlirimin kombëtar dhe emancipimin, dhe ndoshta ky faktor ka një ndikim të madh mbi disa tendenca negative te një pjesë e opinionit dhe politikanëve në vendet fqinje. Sidoqoftë, shtetësia dhe gjuha jonë standarde janë një proces i plotë dhe ky fakt duhet të pranohet nga të gjithë, drejt ndërtimit të bashkëpunimit pasi të gjitha vendet fqinje kanë të njëjtën orientim strategjik, integrimin në Bashkimin Evropian”, thotë Pendarovski.

Advertisement

Në intervistën në fjalë siç raporton korespodenti i nga MIA-s nga Beogradi, Pendarovski flet për rrugën e integrimit evropian të vendit, mosmarrëveshjen me Bullgarinë, si dhe ndihmën e marrë nga Serbia në trajtimin e pasojave të pandemisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like