Pendarovski: Nuk i ndaj qytetarët në tonët dhe tuajt. Të gjithë jeni bashkëqytetarët e mi!

Estimated read time 1 min read

Kandidati për president Stevo Pendaroski filloi fushatën e tij. Ai sot ishte në Krivogastan ku prezantoi programin e tij për mandatin e ardhshëm.

“Para banorëve të Krivogastanit, në zemër të luginës së Pellagonisë, kam prezantuar sot vizionin tim për një shoqëri të bashkuar dhe evropiane në pesë vitet e ardhshme.

Unë kurrë nuk i kam ndarë njerëzit në tanët dhe tuajin, ju jeni të gjithë bashkëqytetarët e mi.

Në mandatin e parë kam qenë president i të gjithë qytetarëve. Në mandatin e dytë do të jem sërish një president që nuk përçan, por bashkon.
Në datën 24 prill ju ftoj të votoni për nr. 1 – për president për të gjithë”, ka shkruar Pendarovski

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like