Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshë 42-vjeçare sot në Shkup ka ndërruar jetë gazetari Gjorgji Tomiç.
Tomiç ka qenë një kohë e gjatë pjesë e skenës mediatike në Maqedoni, nga viti 2007 deri në vitin 2018 ka punuar në redaksinë e Kanal 5 si redaktor në sektorin e lajmeve. Karriera e tij gazetareske iu kushtua pasqyrimit të ngjarjeve të politikës së jashtme, duke lënë gjurmë të rëndësishme në raportim.
Kolegët dhe miqtë do ta kujtojnë si një gazetar të përkushtuar, një profesionist dhe një njeri me natyrë jashtëzakonisht miqësore.
TV21 i shpreh ngushëllimet familjes Tomiç.