Pas dëbimit të nëntë ambasadorëve, bie vlera e lirës turke

Estimated read time 1 min read

Pasi që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vendosi t’i dëbojë nëntë ambasadorë, valuta e këtij shteti është vlerësuar në norma rekord – ku tani një dollar është 9,738 lira.

Aq ishte vlera në bursën e Londrës. E kjo ka ndodhur pasi që Erdogan gjatë 23 tetorit, shpalli persona “non-grata” dhe më pas i dëboi ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Holandës, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës dhe Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Këtë veprim e ndërmori pasi që shtetet perëndimore i bënë thirrje Turqisë që ta lirojë nga burgu Osman Kavalin, që prezantohet edhe si filantrop.

Advertisement

Ekonomistët dhe investitorët prej kohësh janë të brengosur për shkak të raportit të Erdoganit me Bankën Qendrore të Turqisë, duke konsideruar se po rrezikon pavarësinë e këtij institucioni.

Siç raporton CNBC, është i bindur që do të ulë inflacionin, gjë që është krejt e kundërta e pritjeve të një numri të madh të ekonomistëve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like