Partitë për bojkotin e paralajmëruar, BDI dhe LSDM thirrje për masa urgjente, VMRO-DPMNE mbështet bojkotin

Partitë për bojkotin e paralajmëruar, BDI dhe LSDM thirrje për masa urgjente, VMRO-DPMNE mbështet bojkotin

Qeveria dhe VMRO-DPMNE si dhe drejtpërdrejtë Mickoski janë plotësisht fajtor që trendi nga rajoni për bojkotin e marketeve po përhapet edhe te ne. Ky është qëndrimi i LSDM-së për bojkotin e paralajmëruar të marketeve nga ana e qytetarëve në rrjetet sociale.

“LSDM me muaj apelonte dhe ofronte zgjidhje konkrete për problemet me çmimet. Në vend që VMRO-DPMNE të pranojë tashmë masat e dëshmuara me të cilat LSDM luftonte me goditjet e çmimeve, ata vendosën që ta lënë problemin dhe ta menaxhojnë me shporta të rrejshme. Rezultatin e shohim sot, qytetarë të varfëruar që duhet të bëjnë vendosin se cilin nga produktet elementare ta blejnë”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Me qëndrim të njëjtë doli edhe BDI.

“Arroganca dhe mungesa e përgjegjshmërisë së kësaj qeverie ka detyruar qytetarët të marrin situatën në duart e tyre, duke treguar mungesën totale të besimit në institucionet shtetërore”, thonë nga BDI.

Nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, u prononcuan se e mbështesin bojkotin.

“Nuk ka asnjë arsye ekonomike jashtë vullnetit të tregtarëve që e arsyeton këtë përveç profit të madh në kurriz të qytetarëve. Shprehitë e tilla të tregtarëve që janë toleruar nga Qeveritë paraprake sollën deri te ajo që në shtet të rritet varfëria, ndërsa në llogari të kësaj po pasurohen 5-6 pronarë të marketeve përmes rritjes joreale të çmimeve dhe keqpërdorimit të pozitës në shoqëri”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Edhe në kohë të LSDM-së kishte përpjekje që nëpërmjet kufizimit të çmimeve dhe marzhit të kontrollohet rritja enorme e çmimit dhe në kohë të VMRO-DPMNE-së me shporta të ndryshme, megjithatë në asnjërin nga këto raste qytetarët nuk e vërejtën ulje drastike të çmimeve.