Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Parashikimi i ri i The Simpsons: Bota do të shuhet më 20 Janar

Advertisement

Për të disatën herë, njerëzit mendojnë se The Simpsons ka parashikuar të ardhmen dhe këtë herë, bota me sa duket do të përfundojë në 20 Janar. Në një episod të fundit, ‘Treehouse of Horror XXXI’ i cili u transmetua në Nëntor, Homeri duket i ulur në çatinë e shtëpisë së tij duke pirë një birrë ndërsa një botë post-apokaliptike ndizet nën të. Është 20 janari, përkon me datën e emërimit të presidentit të ardhshëm të SHBA.

Në episod, Marge, të cilët producentët vendosën t’i shtonin një maskë para se të transmetohej episodi, i telefonon Homerit ditën e zgjedhjeve që të shkojë të votojë. Lisa përpiqet që Homeri të kujtojë të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur në katër vitet e mëparshme, duke lexuar pesëdhjetë gjëra që Donald Trump bëri si president.

Rezulton se votimi ishte një ëndërr dhe në ditën e emërimit, 20 Janar, Springfield është në kaos. Skenat duken mjaft të njohura. Megjithëse episodi nuk thotë qartë se bota po përmbyset, njerëzit në mediat sociale kanë hamendësuar që do ndodhë më 20 Janar.

Një përdorues i Facebook shkruajti: “Më mirë të bëhemi gati, nëse e kanë parashikuar Simpsonat, do ndodhë.”

Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

 

Advertisement

Read Previous

“Ecolog” përveç Gjermanisë fillon vaksinimin edhe në vende tjera

Read Next

Ngrica dhe borë deri në 20 centimetra në Kosovë, Serbi, Bullgari e Kroaci