Pandemia kufizon aktivitetet për 28 nëntorin

Aktivitetet të cilët ishin planifikuar nga Komuna Dibër për shënimin e 28 nëntorit – Ditës së Pavarësisë së së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, nuk do të realizohen për shkak të pandemisë. Këtë e theksojnë përfaqësues të pushtetit vendor në Dibër, ndërkohë që një delegacion i Komunës të shtunën do të vendosin lume të freskëta tek busti i Skënderbeut, si dhe në bustet e Iluministit shqiptar Said Najdeni dhe Josif Bageri. Në ndërkohë, për shkak të pandemisë, nuk do të realizohen as aktivitetet e gjimnazit “28 Nëntori”.

Drejtori i gjimnazit, Ramadan Imeri dërgoi urime deri tek mësimdhënësit dhe nxënësit për nderi të Ditës së Flamurit, ditë kjo që njëkohësisht është edhe dita e patronatit të shkollës. Edhe pse këtë vit me rastin e “28 Nëntorit” mungojnë aktivitete e parapara për ditën e pavarësisë, pushteti vendor megjithatë ka skuqur rrugët kryesore me flamuj kombëtar. Fëmijët në kopshtin “Breshia” të Dibrës dje, në prag të festës së madhe kombëtare, ishin veshur kuq e zi, kurse edukatoret para fëmijëve folën për domethënien e 28 Nëntorit. Po ashtu në shumë shtëpi në qytet janë vendosur edhe flamujt kombëtar shqiptar. (V.S/Koha.mk)
Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like