Pandemia: Kompania gjermane u jep punëtorëve 1000 € bonuse

Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka vendosur t’u shpërndajë punonjësve të tij bonuse prej 1000 eurosh në këtë kohë krize prej pandemisë së koronavirusit. Kjo bëhet në mënyrë që të kompensohet sadopak barra e tyre personale dhe ekonomike.

“Për shkak të pandemisë, ky vit ka qenë veçanërisht sfidues. Gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, kompania ka qenë gjithmonë në gjendje të mbështetet në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës së saj të punës”, tha shefi i Burimeve Njerëzore të Daimler Willyfred Port. Rreth 160,000 punonjës në Gjermani do të përfitojnë bonusin nga kompania me bazë në Stuttgart, prodhuesi i markës Mercedes-Benz, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Advertisement

Nga shpërblimi përfitojnë punonjësit e njësive të Daimler, Mercedes-Benz, Daimler Truck dhe the Daimler Mobility, që nuk janë në poste drejtuese.

Bonusi do të jepët së bashku me pagën e muajit dhjetor.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like