A do të vijë koha kur pacientët onkologjikë do të jetojnë pa stres se a do të ketë terapi dhe do ta marrin me kohë. Milica Kuzmanovska nga organizata joqeveritare Hema Onko në Daily Click në TV21 tha se problemi nuk qëndron vetëm në mungesën e terapisë por edhe në mospasjen e planit për blerjen e terapisë dhe mospasjen e regjistrit të pacientëve.
Ana Marjanoviq, paciente onkologjike, thotë se vetë informacioni se në Klinikën mungon terapia e nevojshme për pacientët është stres shtesë i cili ndikon në gjendjen e tyre shëndetësore. Stres të madh ka përjetuar me skandalin në Onkologji para një vit e gjysmë, gjë që i ka shqetësuar të gjithë të afërmit të saj.
Kuzmanovska dhe Marjanoviq folën edhe për probleme të tjera siç është kapaciteti i dobët i Klinikës por edhe buxheti i ulët përkundër numrit të rritur të pacientëve të prekur me këtë sëmundje. Njëkohësisht kërkojnë edhe terapi me tabletë që do të jetë e qasshme në barnatore, sepse deri më tani për këtë lloj të terapisë duhej të shkonin në Klinikën e Onkologjisë.