Ekonomia e Maqedonisë në 20 vitet e ardhshme nuk mund të prodhojë rritje ekonomike më të madhe se 2,5% nëse nuk realizohen ndryshimet strukturore, theksoi kryetari i Këshillit fiskal Gligor Bishev në emisionin Biznes21 në TV21. Shtoi se këtë e ofron struktura aktuale e ekonomisë, fondet kapitale, edukimi i forcës së punës dhe fuqia de institucioneve.
Ai theksoi se në vitet kur kemi pasur rritje të mirë, në vend që të kursejmë, kemi shpenzuar edhe më shumë. Kështu e kemi rritur deficitin buxhetor dhe borxhin publik, i cili, siç tregoi edhe analiza e Biznes21, për 20 vite ka rritur nga 1,5 në 9,7 miliardë euro ose nga 23 në mbi 60% të BPV-së. Bishev tha se kanë sugjeruar se ka rrezik për realizimin e projeksioneve me propozim buxhetin për 2025.
Bishev tha se studimet e Këshillit fiskal dhe Finance Think treguan se sipas përllogaritjes së re, borxhi publik i vendit këtë vit do të arrijë rreth 64% pa obligimet e papaguara, ndërsa me to, rreth 68,5% nga BPV.