Opozita fitoi zgjedhjet, presidenti çek përfundon në spital

Estimated read time 2 min read

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman është dërguar me ambulancë në një spital në Pragë. Më herët gjatë ditës së sotme Zeman u takua me kryeministrin, Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në ditë më parë.
Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore. Gjendja e tij u përkeqësua pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare. Mediat çeke kanë raportuar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë.
Spekulimet rreth shëndetit të tij janë, mirëpo drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha më herët se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin.
Një zëdhënës i presidencës, tha se gruaja e Zemanit, Ivana dhe vajza e tyre, Katerina, janë në spital me të. Në shtator, Zeman, 77 vjeç, qëndroi për tetë ditë në spital, ndonëse nuk u bën të ditura për publik informacionet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./MAPO

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like