Opozita akuzon për partizim! Qeveria filloi procedurë për tërheqje të ambasadorëve

Opozita akuzon për partizim! Qeveria filloi procedurë për tërheqje të ambasadorëve

Opozita akuzon se pushteti partizon rrjetin diplomatik përkundër profesionalizimit të paralajmëruar. Kjo vjen pasi kryeministri Hristijan Mickoski zbuloi se mjeku Igor Nikollov i cili ishte funksionar i VMRO-DPMNE-së do të emërohet ambasador në Francë.

“Propozimi i parë për të cilin dje doli njoftimi, është zgjidhje e fortë partiake”, tha Spasovski.

Qeveria në seancë ka vendosur për të propozuar katër ambasadorë por edhe të tërheqë nëntë aktualë. Kjo u mundësua pasi para një muaji Kuvendi miratoi interpretime autentike të Ligjit për punë të jashtme. Me to, prej tani e më tutje qeveria mund të tërheqë ambasadorë të cilët nuk do ta kalojnë filtrin e Kuvendit, gjë që paraprakisht nuk konsiderohej hap i obligueshëm në procedurë.

“Nuk mundet që Kushtetuta të dërgohet me asnjë interpretim autentik të asnjë zgjidhjeje ligjore… kështu që dihet se ambasadorët i emëron dhe i tërheq presidenti i shtetit”, tha ai.

Kryeparlamentari Afrim Gashi nuk sheh asgjë kontestuese këtu.

“Nuk pajtohem, nuk e ndaj atë mendim, megjithatë duhet të dini se ajo që miratohet me shumicën e deputetëve, ky është vullneti i qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Në seancë të qeverisë për në Ukrainë është propozuar Dimitar Bllazhevski, në Japoni Andrijana Cvetkoviq dhe në Kroaci, Dragan Gjurçevski. Mes të shkarkuarve janë ambasadorja në Bullgari, Agneza Rusi Popovska, Zeqir Ramçilloviq nga Mali i Zi, Xhenk Sejfulla nga Suedia dhe ambasadorët nga Çekia, Britania e Madhe, Bosnja e Hercegovina si dhe nga misioni në Këshillin e Europës.