Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se vitin e kaluar ka pasur një rritje “shqetësuese” të rasteve të fruthit në Evropë, ku kishte tridhjetë herë më shumë raste se një vit më parë, raportoi BBC.
Zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë se rastet janë në rritje dhe se nevojiten “masa urgjente” për të parandaluar përhapjen.
Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 në të gjithë vitin 2022.
OBSH beson se arsyeja për këtë është sepse më pak fëmijë janë vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë Covid-19.
– Ne pamë, në rajon, jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të lisë, por edhe gati 21 mijë shtrime spitalore dhe pesë vdekje të lidhura me linë.
Kjo është shqetësuese Vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme, tha Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.