Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar deputeten e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, me pretendimin se nuk ka reaguar ndaj një deklarate të Lumir Abdixhiku, i cili e kishte akuzuar studion e “Debat Plus-it”, për propagandë qeveritare.
Hoxha iu drejtua deputetes duke i thënë se cili është qëndrimi i saj ndaj deklaratave të shefit të saj.
“Keni ngritur dyshime dhe keni etiketuar studion e Debat Plusit duke thënë se janë propagandistë të Qeverisë”, ka deklaruar Hoxha. Ndërkaq, deputetja tha se kanë informata se sondazhi i UBO-CONSULTING, ka qenë i fabrikuar dhe rezultatet kanë qenë të njëanshme.
Më pas debati u intensifikua mes analistit Hoxha dhe deputetes Kica – Xhelili, ku kjo e fundit kërkonte që Hoxha të ndalej e të mos “bërtiste” kundrejt saj.