Nuredini: Nuk arritem ta ulim ndotjen e ajrit për 50%

KËRKOJMË DËNIME MË TË LARTA NDAJ NDOTËSVE


Secili që ndot duhet të dënohet dhe ekzistojnë korniza në të cilat industria mund të punojë. Qeveria miratoi Propozimligj përmes së cilit kërkojmë dënime më të larta, deri 200 mijë euro, thotë ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini për REL.

Qëllimi që deri me 2020 të arrijmë në 50% ajër më të pastër, edhepse investuam nga viti 2018 deri më tani 220 milion denarë, nuk u arrit, thote ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini në inteevistë për REL. Ai shton se për të arritur në 50% ajër më pak të ndotur duhet të bëhen ndryshime të mëdha në sistemin e nxemjes në vend, gjithashtu edhe kontrolle në industri.

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Kemi investuar në këtë çështje, në buxhetin e 2018-s patëm 120 milon denarë kurse gjatë 2020-s, 100 milion denarë, i renovuam disa shkolla dhe çerdhe, ia rritëm efikasitetin, gjithashtu edhe disa institicioneve. Por a e arritëm qëllimin për 50% ajër më të pastër? Për fat të keq jo! Shkaku qëndron në atë se në vendin tonë duhet të bëhen ndryshime të mëdha në sistemin e nxemjes, gjithashtu edhe kontrolle në industri. Edhe transporti ka ndikuar shumë në këtë çështje, e pamë dallimin tani me mbylljen shkaku i pandemisë.”

Sa i përket “incidenteve ekologjike” të cilat e ndotin ambientin jetësot, Nuredini thotë se mënyra më efektive për ta shtuar kujdesin dhe për ti parandaluar të njëjtat është rritja e gjobave, nga 10 mije euro sa janë tani në 200 mijë euro. Ky propozimligj kaloi në qeveri, thotë Nuredini dhe do të ndryshohet gjatë javës.

Advertisement

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Ne kërkojmë dënime më të larta. Kërkuam nga ministri i drejtësisë ta ndryshojë ligjin për kundërvajtje, i njëjti kaloi në Qeveri dhe gjatë kësaj jave do të ndryshohet. Në ligjin e vjetër dënimi maksimal ishte 100 mijë euro, me ndryshimet gjatë 2018-s ishte 10 mijë, kurse ne kërkojmë dënime 20fish më të larta, gjegjësishtë 200 mijë euro. Ky është hapi i parë, nëse të gjithë sillemi sipas rregulloreve dhe ligjit nuk do të dënohemi, dhe si rezultat i kujdesit të shtuar do kemi ajër dhe ambient më të pastër”

Nuredini thotë se situata me covid 19 ka bërë që shumë investime të anulohen dhe këto buxhete të ndara për pastrimin e deponive, zgjidhjen e çëashtjes me OHIS-in dhe të tjera, ti kthehen qeverisë për tu ballafaquar me situatën. Por ai shton se gjithcka që ka qenë në plan do të fillojë të realizohet që nga çereku i parë i vitit të ardhshem./KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like